Kombëtarja U-19 pret sot Maqedoninë

Futboll

Kombëtarja U-19 pret sot Maqedoninë

Më: 21 mars 2025 Në ora: 14:40
Kombëtarja shqiptare U-19

Kombëtarja shqiptare U-19 do të luajë sot ndeshjen e parë miqësore ndaj Maqedonisë së Veriut.

Kuqezinjtë kanë mbyllur përgatitjet për këtë takim në stadiumin “Skënderbeu”, në Korçë, aty ku do të luhet ndeshja. Departamenti i Komunikimit në FSHF bën me dije se ka disa ndryshime në listën e lojtarëve. Janë larguar nga grumbullimi për arsye dëmtimi Xheto Joi Nuredini dhe Samuele Sina

Trajneri Julian Ahmataj ka ftuar Enea Elmazin, Rinaldo Nelën dhe Deivid Hoxhën.

Pjesa tjetër e grupit është në gjendje të mirë dhe të gjithë janë të gatshëm për ndeshjen e parë miqësore ndaj Maqedonisë së Veriut. Takimi Shqipëri U-19 – Maqedoni e Veriut U-19 do të luhet sot në stadiumin “Skënderbeu”, në orën 15:00.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat