Duka pas fitores së Shqipërisë: Është vetëm fillimi

Futboll

Duka pas fitores së Shqipërisë: Është vetëm fillimi

Më: 24 mars 2025 Në ora: 22:55
Shqipëria

Shqipëria mori fitoren e parë në grupin K në kualifikueset e Botërorit 2026 duke mposhtur me shifrat 3:0 Andorrën.

Pas këtij triumfi ka reaguar edhe presidenti i FSHF-së, Armand Duka përmes një reagimi në rrjetet sociale.

“Rikthehemi në shtëpi, rikthehemi te fitorja, me lojë bindëse! Ishte pikërisht ajo që na duhej ndaj Andorrës, ishte një detyrim për vetë faktin që duam të ëndërrojmë deri në fund për të synuar një vend në Botërorin 2026. Janë tre pikët e para për skuadrën, që e përgëzoj për paraqitjen e bërë.

Është vetëm fillimi, ka shumë rrugë përpara.

Të gjithë duhet të kemi besim te këta djem, janë të njëjtët që na kanë bërë krenarë deri më tani, që na kanë çuar në Europian, që kanë dhënë emocione, që na kanë dhënë mundësinë të ndjehemi krenarë kudo. Le të festojmë këtë fitore dhe të punojmë për të tjera në vazhdim! #ForcaShqiperi“, shkruan ai nw “Instagram”.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat