Portieri shqiptar tregon emocionet e veçanta që përjetoi në duel me Anglinë

Futboll

Portieri shqiptar tregon emocionet e veçanta që përjetoi në duel me Anglinë

Më: 28 mars 2025 Në ora: 15:04
Elhan Kastrati

Elhan Kastrati ishte ndër ata që debutoi me Kombëtaren Shqiptare në dy sfidat e muajit Mars.

Portieri qëndroi në fushë për disa minuta në atë humbje ndaj Anglisë për të marrë vendin e Tomas Strakoshës.

Debutim që ka tërhequr vëmendjen e mediave italiane, aty ku Kastrati aktivizohet me fanellën e Cittadella. Në një intervistë për mediat vendase, 28-vjeçari tregoi emocionet.

“Shokët e mi në stol, duke parë Strakoshën në tokë, më kishin thënë: hajde, është radha jote.

Mendova se ai do të ngrihej, por kur thirri stafin mjekësor, trajneri më tha të bëhesha gati. Stadiumi ishte i bukur, po ashtu edhe urimet nga lojtarët, miqtë dhe familjarët”, është shprehur Elhan Kastrati.

Portieri është një pikë stabël në formacionin e klubit që garon në Serie B, ndërsa ka një kontratë deri në qershorin e vitit të ardhshëm.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat