Mamardashvili: Vumë bast 50 euro me Viniciusin

Futboll

Mamardashvili: Vumë bast 50 euro me Viniciusin

Më: 5 prill 2025 Në ora: 22:31
Giorgi Mamardashvili e Vinicius Junior

Giorgi Mamardashvili ishte një nga heronjtë e Valencias në fitoren 2-1 përballë Real Madrid në ‘Santiago Bernabeu”. Ai u tregua vendimtar me disa pritje, por sidomos me atë të penalltisë së Vinicius në minutat e  parë të ndeshjes.

Pas sfidës, ai ka zbuluar se përveç tre pikëve, kishte dalë nga kjo ndeshje edhe 50 euro më i pasur, pasi kishte vënë bast me Vinicius gjatë momentit të gjuajtjes së penalltisë.

“Kisha një bisedë me Vinicius dhe i fitova 50 euro”, tha gjeorgjiani para gazetarëve pas përfundimit të ndeshjes, duke bërë që ata t’i kërkonin më shumë hollësi.

“Po, e pyeta nëse dëshironte të vinte bast 50 euro dhe më tha që po. E prita gjuajtjen dhe fitova. Duhej të ma paguante pas ndeshjes, por ende nuk m’i ka dhënë. Nuk ka problem”, tha gjeorgjiani duke qeshur.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat