Skuadra e Newcastles po kalon super formë në Premier League.
Newcastle para shikusve të vet e ka deklasuar me rezultat 5:0 Crystal Palacen, në ndeshjen e mbetur të javës së 29-të.
Golat i realizuan Murphy (14'), Guehi (38' - autogol), Barnes (45+2'), Schar (45+8'), Isak (58').
Newcastle ka përforcuar edhe më shumë pozitën e tretë, ku ka 59 pikë e Crystal Palace renditet në të 12-tin me 43 pikë.