Ancelotti largohet nga Reali pas finales në Kupën e Spanjës?!

Futboll

Ancelotti largohet nga Reali pas finales në Kupën e Spanjës?!

Më: 17 prill 2025 Në ora: 13:51
Carlo Ancelotti

Trajneri italian, Carlo Ancelotti mund të largohet nga Real Madridi para se të përfundojë sezoni aktual 2024/25. “Sky Sport” raporton se Ançeloti do të largohet nga klubi spanjoll menjëherë pas finales së “Copa del Rey”.

Real Madridi me 26 prill luan finalen e Kupës së Spanjës ndaj Barcelonës.

Trajneri italian dëshpëroi tifozët pas eliminimit nga Liga e Kampionëve nga Arsenali, duke u mposhtur si në shtëpi, ashtu edhe si mysafirë.

Nuk dihet ende se kush mund të jetë zëvendësuesi i Karlo Ançelotit, por flitet se Jyrgen Klop dhe Çabi Alonso janë favoritët kryesor për t’u ulur në stolin madrilen.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat