Ja sa kilometra vrapoi më shumë Arsenali se Reali

Futboll

Ja sa kilometra vrapoi më shumë Arsenali se Reali

Më: 18 prill 2025 Në ora: 23:03
Pamje nga ndeshja

Ja sa kilometra vrapoi më shumë Arsenali se Reali!

Ashtu siç ndodhi në ndeshjen e parë dhe siç ishte tendenca e zakonshme për Realin në Ligën e Kampioneve të këtij viti, “Los Blancos” përshkuan 107.5 kilometra në ndeshjen e dytë të çerekfinales kundër Arsenalit në “Santiago Bernabéu”, krahasuar me 116 kilometrat për skuadrën angleze.

Ky ishte një nga fokuset kryesore të kritikave ndaj lojtarëve të Madridit në ndeshjen e parë, në të cilën ata pësuan tre gola: djemtë e Mikel Artetës vrapuan 113.9 kilometra; 12.7 më shumë se ata të Ançelotit.

Një diferencë e konsiderueshme, që u ngushtua këtë të mërkurë, ndonëse Arsenali fitoi edhe një herë statistikën, me 8.5 kilometra më shumë. Reali ka vërtet një problem fizik.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat