Trepça ‘89 ngadhënjen ndaj Vëllaznimit

Futboll

Trepça ‘89 ngadhënjen ndaj Vëllaznimit

Nga: K. Goca Më: 25 prill 2025 Në ora: 17:15
Trepça ’89

Trepça ’89 e Mitrovicës ka marrë pikë të plota dhe shumë me rëndësi në luftë për t’u rikthyer në elitën ne futbollit të Kosovës.

Mitrovicasit para shikuesve të vet e mposhtën me rezultat 2:0 Vëllaznimin.

Golat i realizuan Milazim Bajraktari e Ardian Hasani.

Pas javës së 24-të në Ligën e Parë të Kosovës, Grupi A, Trepça ’89 është në vend të tretë me 43 pikë e Vëllaznimi bie në të katërtin me 41 sosh.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat