Edhe 5 finale deri te titulli, Shkëndija do tre pikë

Futboll

Edhe 5 finale deri te titulli, Shkëndija do tre pikë

Më: 27 prill 2025 Në ora: 13:44
Foto ilustrim

Edhe 5 finale deri te titulli!

E para sot në Tetovë na sjell duel me Shkupin, që do të luhet pa praninë e publikut shkaku i pezullimit që vuajmë. 

"Pas përfundimit të angazhimit në Kupë, ku barazuam 1:1 me Strugën (duke u eliminuar me rezultat të përgjithshëm 3:2), kuqezinjtë kthehen plotësisht të përqendruar në kampionat ku na presin edhe 5 finale për ta realizuar objektivin madhor, fitimin e titullit kampion.

Aktualisht kryesojmë renditjen me 4 pikë më shumë se ndjekësi më i afërt Sileksi dhe ndaj Shkupit kërkojmë vazhdim të serisë pozitive.

Në kampionat Shkëndija ka 4 fitore rresht dhe të dielën synohet triumfi i pestë, në një ndeshje që për shkak të dënimit vazhdojmë ta luajmë pa praninë e publikut në stadiumin tonë.

Skuadra

Skuadra është e kompletuar dhe trajneri Beqiri ka në dispozicion të gjithë lojtarët. Në duelin e mesjavës me Strugën është rikthyer edhe Mevlan Adili, pas përfundimit të pezullimit prej tre ndeshjesh.

Rivali

Shkupi vjen në Tetovë në një formë jo të mirë, pas disfatës 2:1 ndaj Sileksit javën e kaluar në Çair. Ata janë pa fitore në 7 ndeshjet e fundit, duke regjistruar 5 humbje dhe 2 barazime. Fitoren e fundit e kanë shënuar më 2 mars kundër Pelisterit dhe që nga ajo kohë kanë pasur vetëm rezultate negative. Me 33 pikë nga 28 ndeshje, Shkupi aktualisht renditet në pozitën e 6-të në tabelë.

Transmetimi

Ndeshja Shkëndija-Shkupi luhet të dielën në Tetovë dhe transmetohet drejtpërdrejt në Shkëndija Channel me fillim nga ora 16:00", njofton KF Shkëndija.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat