Tirana në kërkim të stadiumit

Futboll

Tirana në kërkim të stadiumit

Nga: K.G. Më: 29 prill 2025 Në ora: 21:44
Tirana

Tirana do të luajë ndaj Pogradecit një finale, për të qëndruar në Superiore.

Bardhebluve u prish punë “Final 4”, pasi ndeshja është programuar më 4 maj. Të dielën, për llogari të “Final 4”, do të luhet një nga gjysmëfinalet dhe nuk mund të luajë në “Arena Kombëtare”.

Në këtë mënyrë, Tirana duhet të gjejë një stadium tjetër për të pritur Pogradecin. bardheblutë kanë tri opsione për të luajtur në “Elbasan Arena”, stadiumi i Rrogozhinës apo “Niko Dovana”.

Te Tirana duan Elbasanin, por ende nuk është vendosur fusha e ndeshjes.

Kujtojmë se bardheblutë e mbyllën si vend i tetë. Në anën tjetër, Pogradeci ia doli mrekullisht të shkojë në finale, pasi kishte përfunduar si vend i pestë në Kategorinë e Parë.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat