Elbasani  ndërpret kontratën me titullarin e skuadrës

Futboll

Elbasani  ndërpret kontratën me titullarin e skuadrës

Më: 30 prill 2025 Në ora: 12:33
Razak Abalora

Tashmë edhe zyrtarisht Razak Abalora nuk është më një lojtar i Elbasanit. Klubi dhe futbollisti kanë ndarë rrugët mes tyre.

Portieri për shkak të një dëmtimi ka munguar në ndeshjet e fundit, ndërsa palët kanë ndërprerë me mirëkuptim kontratën mes tyre 2 muaj para fundit të saj.

Verdheblutë nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale, falenderojnë portierin për kontributin  e dhënë, ndërsa i urojnë suksese në vazhdim.

"Ekipi verdheblu njofton mbylljen e bashkëpunimit me portierin Razak Abalora.

Ganezi nuk arriti ta mbyllte kampionatin për shkak të një dëmtimi të rëndë në këmbë kështu duke e përfunduar eksperiencën në Shqipëri para kohe. Elbasani e falenderon për kontributin e dhënë gjatë këtij sezoni.I urojmë Razak fat dhe suksese në karrierën e tij. ????????”, shkruhet në postim.

Ndërkohë edhe futbollisti ka bërë falenderimet e tij për klubin, teksa është mjaft mirënjohës për presidentin dhe tifozët për mbështetjen që i kanë dhënë.

“Falenderoj presidentin, stafin drejtues dhe lojtarët e ekipit për eksperiencën e bukur këtu. Dua të falenderoj peof.Kotorrin dhe tifozët verdheblu për mbështetjen.

Elbasan, ju uroj suksese”, është shprehur Abalora", njofton klubi.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat