Arne Slot për Premier League: Është më e mira në botë

Futboll

Arne Slot për Premier League: Është më e mira në botë

Më: 2 maj 2025 Në ora: 13:32
Arne Slot

Trajneri i Liverpoolit, Arne Slot u paraqit sot në konferencë për media para ndeshjes ndaj Chelseas në Premier League.

Slot tha se kjo ligë është më e mira në botë.

Ai thotë se nuk ka liga që vendet e 14-ta dhe 16-ta luajnë në një finale të Europës.

“Premier League është liga më e fortë në botë. Nuk ka liga ku ekipet mund të renditet në vendin e 14-të dhe 16-të dhe luajnë në një finale të Europës”, thotë Arne Slot

Kujtojmë që Liverpooli tashmë e ka siguruar titullin kampion në Premier League për sezonin 2024/25.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat