Të hëngsha zemrën, sa i mirë je...

Futboll

Të hëngsha zemrën, sa i mirë je...

Më: 2 maj 2025 Në ora: 14:41
Daja dhe tifozi

Një episod humoristik ka ndodhur pas fitores së Kupës së Shqipërisë nga Dinamo, ditën e djeshme ndaj Egnatias pas penalltive.

Një tifoz dinamovit nuk i ka përmbajtur emocionet e këtij trofeu që vjen pas 22 viteve.

Ai ka shkuar pranë trajnerit Ilir Daja për të përqafuar dhe puthur, ndërkohë që nuk i ka kursyer as elozhet për të.

“Të hëngsha zemrën, sa i mirë je”, ka thënë mes të tjerash tifozi.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat