Mareska paralajmëron Liverpoolin

Futboll

Mareska paralajmëron Liverpoolin

Më: 3 maj 2025 Në ora: 13:22
Mareska

Për gati gjysmë sezoni Chelseai Enco Mareskës ishte rivali kryesor i Liverpoolit, por ritmi i skuadrës së Slot ishte i pamundur për tu mbajtur për një seon të tërë.

Italiani premton se në sezonin e ardhshëm Chelsea  i tij do të përmirësohet edhe më shumë për të rivalizuar deri në fund për titullin kampion.

“Këtë vit kemi hedhur baza të forta sa i përket të ardhmes.

Mendoj se vitin që vjen do të jemi gati të rivalizojmë për titull deri në javën e fundit”, tha italiani.  

Në vigjilje të takimit mes Çelsit dhe kampionëve të rinj të Anglisë, Mareska zbuloi se ekipi i tij do të nderojë lojtarët e Liverpoolit duke u dhënë atë që njihet si parakalimi i nderit.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat