Prishtina me një njoftim të rëndësishëm për tifozët

Futboll

Prishtina me një njoftim të rëndësishëm për tifozët

Nga: K. Goca Më: 3 maj 2025 Në ora: 14:20
Pamje

Skuadra e futbollit Prishtina ka lëshuar një njoftim të rëndësishëm para ndeshjes së sotme me Ballkanin e Therandës, që luhet në orën 20.00 në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë.

Ndeshja i takon javës së 32-të të Kampionatit të Kosovës.

“Biletat për ndeshjen kundër Ballkanit dalin në shitje prej orës 16:00 në ambientet e stadiumit Fadil Vokrri:

Lindje 2 €
Perëndim 3 €
VIP 5 €

Jug Plisat”, njofton FC Prishtina.

Ballkani renditet në vend të dytë me 57 pikë e Prishtina në të gjashtin me 40 sosh.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat