Bayerni ka akord me Tah, ja shifrat e operacionit

Futboll

Bayerni ka akord me Tah, ja shifrat e operacionit

Më: 14 maj 2025 Në ora: 16:03
Tah

Xhonatan Tah do të jetë një lojtar i Bajernit të Mynihut.

Mbrojtësi i Bajer Leverkusen thuhet se ka arritur akordin me drejtuesit e Bayernit, të cilët e kontaktuan në momentin që Erik Dajer pranoi ofertën e bërë nga Monako.

Sipas shtypit gjerman, Xhonatan Tah, i cili është në ditët e fundit të kontratës me Bajerin, do ti kushtojë arkave të klubit bavarez plot 15 milionë euro.

Shifra do ti kalojë lojtarit në formë bonusi. Sa i përket pagës vjetore mendohet se mbrojtësi do të paguhet me rreth 12 milionë euro në sezon.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat