Tifozët e Milanit humbasin durimin

Futboll

Tifozët e Milanit humbasin durimin

Më: 15 maj 2025 Në ora: 14:44
Tifozët

Tifozët e Milanit kanë humbur durimin.

“Curva Sud e kuqezinjve”, pas humbjes në finalen e Kupës së Italisë kundër Bologna, ka njoftuar se nuk do të marrë pjesë në transfertën e Romës, këtë të diel, e vlefshme për javën e 37-të të Serie A.

“Pas paraqitjes së fundit të turpshme në finalen e Kupës së Italisë, dështim që i shtohet një sezoni të gjatë, fryt i paaftësisë së dukshme të drejtuesve të ‘via Aldo Rossi’ dhe një skuadre pa asnjë grimcë krenarie, të dielën në Romë do t’ju lëmë vetëm me turpin tuaj.

Ky vendim merret nga tifo-grupi ynë, pavarësisht ndalimeve të mundshme të çmendura për transfertat, për të cilat flitet prej ditësh”, – thuhet në komunikatën që “Curva Sud” e shpërndau përmes rrjeteve sociale.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat