Laporta flet për transferimin e Haalandit

Futboll

Laporta flet për transferimin e Haalandit

Më: 20 maj 2025 Në ora: 08:25
Erling Haaland

Presidenti i Barcelonës, Joan Laporta, ka folur për një transferim të mundshëm të Erling Haaland nga Manchester City këtë afat kalimtar.

Barcelona po mbyll sezonin me dy trofe, La Ligan dhe Kupën e Mbretit, duke pasur një sezon relativisht pozitiv, përkundër eliminimit nga Liga e Kampionëve në gjysmëfinale.

Megjithatë, eliminimi nga gara elitare evropiane e klubeve ka bërë që drejtuesit e klubit katalunas të mendojnë përforcimin e skuadrës për edicionin e ri.

Shumë emra të mëdhenj lojtarësh janë përfolur si transferime të mundshme gjatë verës, ku njëri nga ta është edhe ylli i Cityt, Haaland.

Por, presidenti i Barcelonës, Laporta ka mohuar se po mendojnë transferimin e tij për momentin, edhe pse e pse sipas tij asgjë nuk është e pamundur.

“Asgjë nuk është e pamundur. Por nuk po mendojmë për këtë për momentin. Ai sapo nënshkroi një kontratë të re me Cityn”, ka thënë Laporta.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat