Finalja Chelsea-Real Betis, Maresca ngre shqetësime

Futboll

Finalja Chelsea-Real Betis, Maresca ngre shqetësime

Më: 20 maj 2025 Në ora: 19:18
Maresca

Na ndajnë edhe 8 ditë nga finalja e Ligës së Konferencës.

Chelsea, do të luajë ndaj skuadrës së Real Betisit, në Ëroclaë të Polonisë.

“Blutë” e Londrës, do të paraqiten në një finale evropiane pas 4 vjetësh, ku kishin fituar Ligën e Kampionëve ndaj Manchester Cityt.

Ndërsa Real Betis, do të luajnë për herë të parë në një finale evropiane.

Skuadra spanjolle do të ketë në dispozicion 48 orë para finale, gjë që nuk i pëlqeu trajnerit të Chelseat, Enzo Maresca.

“Nuk jam i kënaqur, nuk mund t’i lejosh një skuadre 48 orë më shumë kur luan një finale evropiane. Nuk e di nëse është nga LaLiga, nga Premier League apo nga UEFA”, u shpreh Maresca.

“Nëse ju pyes nëse është normale të luhet një finale ku një skuadër ka 48 orë më shumë se tjetra, nuk është normale, nuk është korrekte”, shtoi Maresca.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat