Demiri mbetet të Rabotniçki

Futboll

Demiri mbetet të Rabotniçki

Nga: K.G. Më: 22 maj 2025 Në ora: 18:25
Besir Demiri

Mbrojtësi me përvojë, Besir Demiri, ka nënshkruar  kontratë të re me klubin e tij aktual, Rabotniçki.

Ish-lojtari i kombëtares së të rinjve të Maqedonisë së Veriut, Besir Demiri, mbetet të Rabotniçki i Shkupit deri në vitin 2027.

Ai e filloi karrierën e tij te Shkupi, dhe më pas kaloi në Vardar nga Shkendija. 

Demiri ishte edhe në skuadrat, si Mariupol, Kukës, Zilinë, Dinamo Tiranë, më pas u kthye në Shkup, për një kohë të shkurtër kaloi te Gjilan dhe në fund ishte bashkuar me Rabotniçkin.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat