Drita kampione, mendon për Champions League

Futboll

Drita kampione, mendon për Champions League

Nga: K.G. Më: 25 maj 2025 Në ora: 17:55
Drita

Drita e Gjilanit ka dominuar Kampionatin e Kosovës.

Drita ka triumfuar me rezultat 4:1 ndaj Feronikelit 74 nga Drenasi, në javën e fundit përkatësisht të javës së 36-të të elitës së futbollit të Kosovës. 

Kryetrajneri Zekirija Ramadani me Dritën tani mendojnë për rrethin e parë kualifikues të Champions League. 

Drita e mbylli edicionin në vendin e parë me 74 pikë e Feronikeli 74 në fund me 18 pikë.

“Nikli” që moti ka humbur statusin e anëtarit të elitës.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat