Prishtina e vazhdon me Ardian Mujën

Futboll

Prishtina e vazhdon me Ardian Mujën

Më: 28 maj 2025 Në ora: 13:26
Ardian Muja me tifozë

Skuadra e Prishtinës ka njoftuar vazhdimin e kontratës me yllin e saj, Ardian Muja.

Muja ka vazhduar kontratën edhe për dy sezone tjera me fituesin e Kupës së Kosovës.

“Ardian Muja, ka zgjatur kontratën, duke konfirmuar përkushtimin e tij ndaj ekipit edhe për dy sezone në vijim”, shkruhet në njoftimin e klubit nga kryeqyteti

27-vjeçari luajti 37 ndeshje me Prishtinën këtë sezon, shënoi pesë gola dhe bëri tetë asiste.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat