Osogova e Konjari në Ligën e Dytë, Prespa do të garojë në Ligën e Tretë

Futboll

Osogova e Konjari në Ligën e Dytë, Prespa do të garojë në Ligën e Tretë

Më: 28 maj 2025 Në ora: 15:33
Foto ilustrim

Skuadrat e Osogovës dhe Konjarit, do të garojnë në Ligën e Dytë Futbollistike të Maqedonisë, përpos disfatave në sfidat balotazhit në këtë konkurencë garash.

Ky është vendimi i fundit i FFM-së, pas largimit nga garat të Gostivarit dhe Voska Sportit dhe poashtu në bazë të shortit, që u organizua në selinë e Shtëpisë së Futbollit.

Me këtë rast humbësi më i madh ishte skuadra e Prespës, e cila nuk kishte fat në short dhe në sezonin e ardhshëm do të luajë në Ligën e Tretë.

Kujtojmë se në sezonin e ri të Ligës së Dytë, do të garojnë edhe Teteksi, Shkëndija e Haraçinës dhe Slloga e Vinicës, si fitues të përballjeve të balotazhit.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat