Napoli, mbrojtja më e mirë e Europës

Futboll

Napoli, mbrojtja më e mirë e Europës

Më: 28 maj 2025 Në ora: 18:52
Rrahmani

Napoli fitoi titullin kampion në Serie A dhe një nga repartet që spikati ishte mbrojtja e skuadrës së Contes, që pësoi 27 gola në 38 ndeshje të luajtura në kampionat.

Shifra të rëndësishme.

Në fakt, Napoli u shpall mbrojtja më e mirë në kampionatin italian dhe në Evropë dhe faqja zyrtare e Serie A donte ta festonte me një postim të publikuar në rrjetet sociale.

Në foto shfaqen vetëm lojtarët titullarë, nga Meret te Di Lorenzo, Rrahmani, Buongiorno dhe Olivera, pa futur në lojë lojtarët e tjerë.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat