Barrela hesht kritikët e Interit: Kemi arritur dy finale

Futboll

Barrela hesht kritikët e Interit: Kemi arritur dy finale

Më: 30 maj 2025 Në ora: 19:32
Barella

Interi do të përballet në mbrëmjen e nesërme kundër PSG në finalen e Champions League.

Arritja deri këtu është padyshim një sukses për zikaltërit që eleminuan ekipin me futbollin më të bukur të këtij sezoni, Barcelonën.

Para këtij takimi, Barela ka folur duke heshtur kritikët e Interit, pasi tregoi statistikat e dy finaleve të Champions të arritura në tre vite. 

“Emocionalisht ishte e vështirë ajo që kemi bërë. Falë Acerbit, Fratesit dhe pjesës tjetër të ekipit, ne kemi bërë dicka të paharueshme. Kjo ndeshje do të jetë në historinë e Champions League.Nga kjo eksperiencë?

Mësova se nuk duhet vetëm të luash mirë, por të shënosh gola. E kemi bërë prapë në këtë sezon, dy finale në tre vite, nuk është më rastësi”, tha Barela.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat