Diazi bëhet prioritet i Al Nassr

Futboll

Diazi bëhet prioritet i Al Nassr

Më: 30 maj 2025 Në ora: 23:42
Luis Diaz.

Klubi nga Arabia Suadite, Al Nassr, ka vënë në objektiv si prioritet sulmuesin e Liverpoolit, Luis Diaz.

Siç shkruan gazetari sportiv, Fabrizio Romano, Diazi mund t’i bashkohet Al Nassr këtë verë.

Al Nassr, përveç Diazit, e ka vënë në shënjestër edhe mbrojtësin e Feyenoordit, David Hanckon, të cilët i ka vëzhguar që nga prilli.

Për Diazin, interesim ka shfaqur edhe kampioni i Spanjës, Barcelona, bashkë me Rashfordin dhe sy sulmues të tjerë anësorë, por gjithçka do të varet nga kostoja përfundimtare.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat