Emrat në listën e Flamurtarit nuk kanë fund

Futboll

Emrat në listën e Flamurtarit nuk kanë fund

Më: 4 qershor 2025 Në ora: 11:00
Josa - Shehi - Duro

Flamurtari prej javësh kërkon një trajner të ri. Një listë e gjatë me emra ndodhet në tavolinën e Sinan Idrizit, i cili po shqyrton çdo mundësi.

Këtë herë i fundit që del në “skenë” është Shpëtim Duro.

Ky i fundit aktualisht është i papunë, teksa ekipi i fundit që ka drejtuar është Suhareka.

Eksperienca e 65-vjeçarit bën që në Vlorë të besojnë te ai, madje timonieri kryeqytetas e ka drejtuar edhe më parë Flamurtarin, po në Superiore.

CV-ja e pasur e Durës e bën atë një nga kandidatët kryesorë për të marrë në dorë “frenat” e kuqezinjve.

Ndërkohë kujtojmë se emra të tjerë që janë lidhur me Flamurtarin janë Qatip Osmani, Ernest Gjoka dhe Zoran Zekiq.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat