Kombëtarja fluturon drejt Rigas

Futboll

Kombëtarja fluturon drejt Rigas

Më: 8 qershor 2025 Në ora: 18:10
Kombëtarja shqiptare

Mbrëmjen e djeshme, Kombëtarja shqiptare u ndal në një barazim pa gola kundër Serbisë në “Air Albania”.

Megjithatë, djemtë kuqezi kanë lënë pas këtë barazim për t’u përqendruar tek ndeshja e radhës.

Shqipëria do të zbresë sërish në fushë të martën në mbrëmje në transfertë për t’u përballur me Letoninë. Pak më parë, Kombëtarja ka lënë Shqipërinë për t’u nisur drejt Rigas së Letonisë.

Kuqezinjtë duken gati për sfidën e pasnesërme që do të zhvillohet në stadiumin

“Skonto stadions”. Aktualisht, Shqipëria pozicionohet në vendin e dytë të Grupit K me 4 pikë në tre ndeshje të luajtura.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat