Interi blen përfundimisht kartonin e futbollistit

Futboll

Interi blen përfundimisht kartonin e futbollistit

Më: 11 qershor 2025 Në ora: 19:05
Interi

Interi blen përfundimisht kartonin e futbollistit!

Interi nuk i ka ndryshuar planet. Nicola Zalewski do të jetë një futbollist i zikaltërve.

Klubi nga Milano do të aktivizojë opsionin për të blerë përgjithmonë anësorin polak, i cili mbërriti në Milano në janar si huazim nga Roma.

Siç është konfirmuar nga Fabrizio Romano, Interi do të paguajë 6.5 milionë eurot e nevojshme për të mbajtur në ekip futbollistin, i cili ka qenë bindës në muajt e fundit në Milano.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat