Dy futbollistë bindin Edi Martinin

Futboll

Dy futbollistë bindin Edi Martinin

Më: 13 qershor 2025 Në ora: 13:18
Vllaznia

Vllaznia prej javësh tashmë vazhdon përgatitjet për pjesëmarrjen në Conference League dhe për sezonin e ri.

Shkodranët janë një nga skuadrat më aktive në merkato, ku deri më tani kanë zyrtarizuar disa afrime, pork a patur edhe largime të rëndësishme.

Gjithashtu disa prej futbollistëve kanë qenë pjesë në listën e të larguarve, por duket se 2 prej tyre ia kanë dalë të bindin Edi Martinin. Bëhet fjalë për Melos Bajramin dhe Alfred Mensah.

Me shumë gjasa si mbrojtësi ashtu edhe sulmuesi do të vazhdojnë qëndrimin në Shkodër, ku do të provojnë shanset e tyre në sezonin e ri.

Por pavarësisht konfirmimit të tyre, te Vllaznia priten që të ketë sërish lëvizje në hyrje-dalje, në mënyrë që të përforcohet ekipi për sezonin e ri.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat