Sulmuesi 25-vjeçar bashkohet me kundërshtarët e ekipit shqiptar

Futboll

Sulmuesi 25-vjeçar bashkohet me kundërshtarët e ekipit shqiptar

Më: 20 qershor 2025 Në ora: 12:14
Amarildo Gjoni

Amarildo Gjoni është futbollisti më i ri i Sheriff Tiraspol. Pasi mbylli aventurën e tij me Elbasanin,

25-vjeçari vendosi që të niste një të re me “gjigantët” e Moldavisë.

Kështu, Gjoni largohet nga Elbasani pas vetëm 1 sezoni, duke vendosur që të kalojë te moldavët. Sulmuesi ka kaluar me sukses vizitat mjekësore dhe më pas nënshkroi kontratën. 

Te Sheriff Tiraspol, sulmuesi do të gjejë edhe ish-mbrojtësin e Dinamos, Alesio Mija.

Vlen të përmendet, se Gjoni do të përballet me Prishtinën në fazën e parë kualifikuese të Europa League. Pra, sulmuesi 25-vjeçar, do të jetë i gatshëm kundër ekipit shqiptar.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat