Acerbi nuk e ka harruar humbjen ndaj PSG-së

Futboll

Acerbi nuk e ka harruar humbjen ndaj PSG-së

Më: 20 qershor 2025 Në ora: 13:34
Acerbi

Mbrojtësi i Interit, Francesco Acerbi ende nuk është pajtuar me humbjen në finalen e Ligës së Kampionëve.

Acerbi ka debatuar me një tifoz që mbante veshur një fanellë të PSG-së jashtë qendrës stërvitore të zikaltërve në Seattle. 

Tifozi dyshohet se e provokoi mbrojtësin dhe ky i fundit iu përgjigj duke i thënë:

“Jam një person serioz, nuk më pëlqen të më ngacmojnë. Nëse dëgjoj ‘Acerbi-Barcola’ kur dal, nuk jam dakord me këtë. Jam i çmendur, do të të rrah deri në vdekje.”

Një episod që me siguri do të jetë objekt diskutimi dhe që përfshin një futbollist që ka përfunduar tashmë në qendër të polemikave të mëdha në të kaluarën, nga sherri me Bakajokon në San Siro, te ndarja me tifozët e Lacios e deri te akuza e fundit dhe e diskutueshme për racizëm kundër Huan Zhesus.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat