Ademi ndërprenë kontratën me Dinamon e Zagrebit!

Futboll

Ademi ndërprenë kontratën me Dinamon e Zagrebit!

Nga: K. G. Më: 20 qershor 2025 Në ora: 15:25
Arian Ademi

Arian Ademi, legjenda e Dinamo Zagrebit, nuk është më anëtar i kësaj skuadre. 

Ai dhe drejtuesit e gjigantit kroat kanë rënë dakord për  ndërprerje të parakohshme të kontratës.

Megjithatë, ish-lojtari i kombëtares maqedonase nuk do të mbetet pa klub, ai së shpejti do të nënshkruajë me Újpest nga Hungaria.

Ademi ka qenë me Dinamon që nga viti 2010, kur erdhi nga Shbeniku.

Përveç një sezoni të shkurtër duke luajtur në Kinë,

Ademi ka qenë vazhdimisht me Dinamon, duke u bërë një legjendë e këtij klubi, lojtari më i trofeshëm i gjigantit kroat dhe ballkanik.

Ai luajti gjithsej 420 ndeshje për Dinamon, duke shënuar 27 gola dhe 24 asistime.
 

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat