Zeka transferohet te UTA Arad në Rumani

Futboll

Zeka transferohet te UTA Arad në Rumani

Më: 22 qershor 2025 Në ora: 23:42
Zeka

Sulmuesi i Suharekës nga edicioni i kaluar, Mevlan Zeka, është përforcimi më i ri i klubit rumun UTA Arad.

Klubi rumun ka konfirmuar se Zeka ka nënshkruar një kontratë që do ta mbajë në radhët e tyre deri në vitin 2027.

"Me njvzet e dy gola të shënuar në sezonin e kaluar te FC Suhareka, ku ka qenë kapiteni i ekipit, por edhe golashënuesi më i mirë i edicionit të fundit të kampionatit", ka qenë prezantimi i klubit rumun për futbollistin kosovar.

Zeka ka përvojë edhe në garat ndërkombëtare, duke marrë pjesë në raundet kualifikuese të Conference League, Europa League dhe Champions League.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat