Bayerni mposhtet nga Benfica

Futboll

Bayerni mposhtet nga Benfica

Më: 24 qershor 2025 Në ora: 22:59
Pamje nga ndeshja

Bayern Munihu dhe Benfica kalojnë në të tetën e finales së Kupës së Botës për Klube. 

Benfica e ka mposhtur me rezultat 1:0 Bayern Munihun, në ndeshjen e fundit të fazës së grupeve.

Futbollisti Schjelderup në minutën e 13-të ka shënuar për fitoren e skuadrës portugeze.

Ndeshja u luajt në stadiumin e Charlottes.

Pas xhiros së tretë Bayerni njoftohet me humbjen e parë në Grupin C.

Benfica përfundoi në vend të parë me 7 pikë, pasojnë Bayerni me 6, Boca Juniors me 1 (një ndeshje më pak) e Auckland City (një ndeshje më pak) 0 pikë.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat