Vetëm një sezon në Vlorë

Futboll

Vetëm një sezon në Vlorë

Më: 27 qershor 2025 Në ora: 11:27
Lorenc Trashi

Lorenc Trashi do të vazhdojë të jetë pjesë e Flamurtarit. Palët kanë rinovuar kontratën mes tyre edhe për një sezon tjetër.

Lajmin e ka zyrtarizuar klubi nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale.

Kështu ish-i i Partizanit do të jetë pjesë e rëndësishme e kuqezinjve edhe në Superiore.

“Lorenc Trashi rinovon zyrtarisht si futbollist i Flamurtari Football Club! Vazhdojme se bashku ne familjen kuqezi te Flamurtari F.C”, ka shkruar klubi.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat