Ardian Ismajli në Torino?

Futboll

Ardian Ismajli në Torino?

Më: 28 qershor 2025 Në ora: 16:14
Ardian Ismajli

Ardian Ismajli do e vazhdojë karrierën në Torino, sipas Xhanluka Di Marcios.

Eksperti i merkatos tregon se Torino do të nënshkruar me mbrojtësin e Kombëtares shqiprare dhe Anjorin.

Ismajli është aktualisht pa skuadër. Mbrojtësi mbylli sezon të shkëlqyer individualisht në Seria A, por skuadra e Empolit nuk ia doli të mbijetojë.

Për Ismajlin janë përfolur disa skuadra, që e kërkojnë. Ndër të tjera ishin Bolonja dhe Verona në Seria A, ndërsa Beshiktash e dëshironte Ismajlin në Turqi.

28-vjeçari ka akoma shumë për të dhënë. Ismajli luan në Itali nga viti 2020 dhe gjithmonë ka shfaqur progress në fushë.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat