Në Milanin e “Allegri 1” ishte edhe Massimo Ambrosini

Futboll

Në Milanin e “Allegri 1” ishte edhe Massimo Ambrosini

Më: 5 korrik 2025 Në ora: 13:46
Massimo Ambrosini

Ka nisur zyrtarisht epoka e re e Milanit. Me testet fizike dhe mjekësore të zhvilluara dje në Milanello, ka rifilluar, pas shumë vitesh, periudha e Allegrit në pankinën kuqezi.

Në Milanin e “Allegri 1” ishte edhe Massimo Ambrosini, që me ish-trajnerin e Juventusit fitoi titullin kampion në vitin 2011.

Pikërisht ish-mesfushori ka folur për “Gazzetta dello Sport” lidhur me zgjedhjen e “Djallit” për t’ia besuar sërish stolin trajnerit nga Livorno:

“Unë jam nostalgjik nga natyra dhe kur kujtoj momentet e bukura të së kaluarës, bëhem i ndjeshëm. I uroj të ketë të njëjtin ndikim që pati me ne dhe jam i bindur se kështu do të jetë. Në dritën e asaj që ndodhi sezonin e kaluar, më duket një zgjedhje shumë e drejtë. Asnjë zgjedhje nuk të jep siguri për fitore apo rezultate, por Max do t’i japë skuadrës një ndjesi përgjegjësie”.

Fjalë të mira Ambrosini ka pasur edhe për Igli Taren, drejtorin e ri sportiv i Milanit, që do të ketë si detyrë forcimin e skuadrës dhe rikthimin e Milanit pas një sezoni negativ, ku kuqezinjtë mbetën jashtë kompeticioneve europiane dhe humbën finalen e Kupës së Italisë: “Tare e njeh futbollin dhe lojtarët, punon në terren dhe ka vite përvoje pas shpine. Është një person konkret, nuk shet iluzione”.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat