Dalin në shitje biletat e ndeshjes Malisheva – Vikingur

Futboll

Dalin në shitje biletat e ndeshjes Malisheva – Vikingur

Më: 6 korrik 2025 Në ora: 13:40
Foto ilustrim

Malisheva ka nxjerr në shitje biletat për ndeshjen ndaj Vikingurit.

Ndeshja është e vlefshme për raundin e parë kualifikues të Conference League, e cila zhvillohet të ejten më 10 korrik, në stadiumin ”Fadil Vokrri” në Prishtinë, nga ora 20:00.

Biletat për ndeshjen Malisheva vs Víkingur Reykjavík do të dalin në shitje nga sot, prej orës 17:00. Biletat mund t’i merrni në lokalin Creative Design, në rrugën Rilindja Kombëtare, përballë pastiçerisë Pavarësia.

Çmimet për biletat në dispozicion janë:

• Lindje 3 euro

• Perëndim 5 euro

• VIP 10 euro.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat