Rey Manaj mund t’i bashkohet Arbnor Mujës te skuadra turke

Futboll

Rey Manaj mund t’i bashkohet Arbnor Mujës te skuadra turke

Më: 9 korrik 2025 Në ora: 11:28
Rey Manaj

Sulmuesi shqiptar, Rey Manaj është rikthyer nga pushimi dhe ka filluar stërvitjet me Sivassporin, për ndeshjet para-sezonale.

Manaj ka kontratë deri në vitin 2026, por në tavolinë ka disa oferta dhe mund të largohet nga Sivas, sidomos pasi kjo e fundit sezonin e ri do bëjë gara në Ligën e Parë të futbollit në Turqi.

Skuadra që momentalisht është favorite për të firmosur me sulmuesin “kuqezi” është Samsunspori, e cila ka një tjetër shqiptar, Arbnor Mujën.

28-vjeçari vlerën në “Transfermarkt” e ka 3 milionë euro, një çmim i përballueshëm për ekipin e Samsunsporit.

Përveç këtij ekipi turk, Manaj ka oferta edhe jashtë Turqisë, por ai do preferonte të mbetet në këtë shtet.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat