Real Betis takoi Interin për Asllanin

Futboll

Real Betis takoi Interin për Asllanin

Më: 11 korrik 2025 Në ora: 10:36
Kristjan Asllani

Interesi për shërbimet e Kristjan Asllanit është konkret nga ana e Real Betis dhe një fakt të tillë e konfirmojnë edhe takimet që kanë mbajtur ditën e djeshme të dy klubet në Milano.

Interi nuk do të ishte kundër shitjes së shqiptarit, por i ka bërë me dije ekipit spanjoll se një marrëveshje mund të gjendet vetëm nëse do të kishtë një transferim definitiv.

Në këtë marrëveshje do të ketë shumë rëndësi edhe vullneti i lojtarit.

Nëse Asllani do të pëlqente La Liga-n si hap të radhës në karrierë atëherë Real Betis do të ishte gati që të niste një tratativë të mirëfilltë me Interin.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat