Asllani mbetet te Hoffenheimi, arrin marrëveshjen

Futboll

Asllani mbetet te Hoffenheimi, arrin marrëveshjen

Më: 13 korrik 2025 Në ora: 11:54
Fisnik Asllani

Fisnik Asllani do të qëndrojë te skuadra e tij, Hoffenheimi.

Klubi nga Bundesliga, ka vendosur t’i vazhdojë kontratën sulmuesit kosovar, të cilët e shohin si të ardhmen e klubit.

Asllani, do të nënshkruajë kontratë e cila do ta mbajë sulmuesin te Hoffenheimi për 4 sezone.

Sulmuesi sezonin që lamë pas ishte i huazuar te Elversbergu, ku shënoi 19 gola në 37 paraqitje, duke çuar skuadrën në play-offin për t’u ngritur në Bundesliga, por ishin të pafat pasi nuk arritën të mposhtin Heidenheimin, duke mbetur në Bundesliga 2.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat