Korenica me dy asiste, Cluj kualifikohet

Futboll

Korenica me dy asiste, Cluj kualifikohet

Më: 17 korrik 2025 Në ora: 21:50
Korenica

Cluj ka arritur të kualifikohet në raundin e dytë të Ligës së Europës.

Ekipi në të cilin startuan edhe dy yjet e Kosovës, Lindon Emërllahu dhe Meriton Korenica fitoi 3:0 ndaj Paks, teksa në ndeshjen e parë barazuan pa gola në Hungari.

Emërllahu ishte i pafat, teksa u lëndua në minutën e pestë të ndeshjes, duke u zëvendësuar.

Ndërkohë, Meriton Korenica asistoi në golin e parë dhe të tretë, duke qenë prej lojtarëve më të mirë në fushë.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat