Ish-mesfushori i Teutës transferohet te Dinamo

Futboll

Ish-mesfushori i Teutës transferohet te Dinamo

Më: 22 korrik 2025 Në ora: 13:22
Ledio Beqja

Dinamo ka përforcuar mesfushën me transferimin e Ledio Beqjës.

Ish-mesfushori i Teutës është larguar përfundimisht nga ETO FC Győr për t’u rikthyer për herë të dytë në Superiore.

Lajmin e ka bërë të ditur vetë Dinamo nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale të klubit.

Edhe pse kishte kontratë deri në qershor të vitit 2028 me ekipin hungarez, Beqja u transferua te dinamovitët.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat