Roma zyrtarizon blerjen e radhës

Futboll

Roma zyrtarizon blerjen e radhës

Më: 23 korrik 2025 Në ora: 12:44
Evan Ferguson

Klubi italian, Roma ka bërë blerjen e radhës në këtë afat kalimtar.

Pas blerjes së El Aynaouit, Roma gjatë ditës së sotme prezantoi irlandezin, Evan Ferguson nga Brightoni.

Ferguson, do t’i bashkohet Romës në formë huazimi me të drejtë blerjeje, ku do të marrë numrin 11.

Ajo që është interesante, është se Ferguson tashmë është edhe irlandezi i parë që i bashkohet “Giallorosëve”, që nga formimi i klubit.

Ferguson, me Brightonin numëron 80 paraqitje ku shënoi 17 gola dhe 6 asistime.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat