Emri i madh i futbollit gjerman ndahet me serben

Futboll

Emri i madh i futbollit gjerman ndahet me serben

Më: 23 korrik 2025 Në ora: 13:50
Ivanoviq e Schweinsteiger

Ish-tenistja serbe Ana Ivanoviq ka njoftuar ndarjen nga bashkëshorti i saj, Bastian Schweinsteiger, ish-futbollist dhe kampion bote me kombëtaren gjermane.

Lajmi është konfirmuar nga avokati i Ivanoviq, i cili foli për “dallime të pajustifikueshme”, duke shtuar se nuk do të ketë deklarata të tjera “në respekt të privatësisë së klientes time, sidomos për sa iu përket tre fëmijëve të saj”.

Bastian Schweinsteiger dhe Ana Ivanoviq ishin martuar në vitin 2016.

Prej kohësh kishin qarkulluar thashetheme për një krizë në marrëdhënien e tyre.

Në qershor, ish-mesfushori ishte parë në shoqërinë e një partnereje të re. Ana Ivanoviq jeton me tre fëmijët e saj të vegjël në Majorka dhe vetëm disa ditë më parë ishte në “Wimbledon” për të ndjekur turneun britanik.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat