Nga rroga e majme te trajneri serb, detaje interesante për shqiptarin

Futboll

Nga rroga e majme te trajneri serb, detaje interesante për shqiptarin

Më: 30 korrik 2025 Në ora: 00:15
Futbollisti Rei Manaj

Futbollisti Rei Manaj u bë zyrtarisht lojtar i Sharjah FC, duke i surprizuar të gjithë me zgjedhjen e tij.  

Sulmuesi lushnjar ka firmosur për dy vite.

Teksa është raportuar se Sivaspor do fitojë 2 milionë euro nga kjo lëvizje.

Nga ana tjetër Manaj do të përfitojë një pagë të majme, plot 2.5 milionë euro në sezon, që e bën rrjedhimisht një nga më të paguarit e Kombëtares.   

Sulmuesi i bashkohet Feta Fetait, një tjetër lojtar i Kombëtares te Sharjah FC këtë sezon.

Gjithashtu vlen të theksohet fakti se Manaj do të drejtohet nga një trajner serb.

Bëhet fjalë për Milosh Millojeviq i cili duket se ka këmbëngulur për të transferuar shqiptarin te skuadra nga Emiratet e Bashkuara Arabe.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat