Vetëm 2.5 milionë euro

Futboll

Vetëm 2.5 milionë euro

Më: 2 gusht 2025 Në ora: 11:30
Kumbulla

Daniele Ghilardi është futbollisti më i ri i Romës.

Qendërmbrojtësi 22-vjeçar mbylli aventurën e tij me Veronën, për të nisur një të re me kryeqytetasit po në Serie A italiane.

Ky është një huazim, formulë për të cilën Roma ka shpenzuar 2.5 milionë euro.

Gjithashtu ekziston opsioni “detyrim blerje” bazuar kjo në disa kushte në fund të sezonit.

Ky afrim ia bën të qartë Marash Kumbullës që nuk ka vend te “verdhekuqtë”.

Në këtë mënyrë, Roma i “bën dalje” futbollistit shqiptar, i cili mesa duket duhet të gjejë ekip të ri.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat