Tirana pret në kryeqytet “mbretërorët”

Futboll

Tirana pret në kryeqytet “mbretërorët”

Më: 16 gusht 2025 Në ora: 11:41
Tirana

Në prag të nisjes së sezonit të ri në Kategorinë Superiore dhe në Kategorinë e Parë, klubet shqiptare kanë dalë në fushë për disa sfida miqësore. Dy prej tyre do të ndeshen sot.

Bëhet fjalë për Tiranën, që do të presë ditën e sotme në “Skënder Halili” skuadrën e Burrelit.

Në orën 17:30 do të shkelmohet topi i parë i kësaj miqësoreje mes klubit kryeqytetas dhe “mbretërorëve”.

Një test i rëndësishëm dhe i fundit ky kur na ndan vetëm një javë nga starti i sezonit të ri.

Edhe pse një sfidë miqësore, trajneri Vangjel Mile pritet të nxjerrë në fushë formacionin titullar të Tiranës.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat