Totre i bashkohet Gjilanit

Futboll

Totre i bashkohet Gjilanit

Më: 16 gusht 2025 Në ora: 23:21
Pamje

Gjilani ka zyrtarizuar përforcimin më të ri në merkato, duke nënshkruar me mesfushorin tetovar, Ennur Totre.

“Me kënaqësi njoftojmë se Ennur Totre i është bashkuar familjes 'kuqebardh'.

Ai vjen për të dhënë kontributin e tij në skuadër dhe për të ndihmuar në arritjen e objektivave të sezonit. Mirë se erdhe në familjen tonë, Ennur!”, ka shkruar klubi gjilanas në njoftim.

Njvzet e tetë vjeçari ka një karrierë të pasur, pasi më herët ka luajtur për ekipe si Sakaryaspor në Turqi, Shkëndija në Maqedoninë e Veriut, Vorskla Poltava në Ukrainë dhe për Tiranën në Shqipëri.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat